E mitura në Klinë goditet nga treni, dyshohet se ka vdekur

Një vajzë e mitur është goditur nga treni para pak orëve në Klinë të Pejës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajoni e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12: 45 në Klinë ka ndodhur një rast ku treni ka goditur një këmbësore të mitur”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet relevante dhe po merren me rastin.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për KALLXO.com se ne vendin e ngjarjes dyshohet se është një trup i pajetë.

“Prokurori me të gjitha njësitet relevante ka dal në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se një person ka vdekur”, ka thënë Nikçi.