Foto: Denis Sllovinja

Prokuroria jep detaje për zjarrin në objektin e disa ministrive

Sot pasdite në objektin e disa ministrive të Kosovës (ish-Rilindja) është ndezur alarm për zjarr.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë për KALLXO.com se ka pasur shpërthim zjarri në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja).

“Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Zjarrëvënie” dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”- ka thënë Ulaj.

Ekipi e zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes.

Qendra e Zjarrfikësve në Prishtinë ka konfirmuar për KALLXO.com se e kanë lokalizuar zjarrin.

“Ka përfunduar me sukses operacioni. Një arkiv aty ka pasë zjarr, ka përfunduar me sukses. E kanë pastru tymin, tash sa janë kthyer nga terreni ekipi i Zjarrfikësve. Nuk ka të lënduar, as dëme, vetëm tym ka pasë”- thuhet në përgjigjen e tyre.

Zjarr në objektin e disa ministrive, ndërhyjnë zjarrfikësit