Ilustrim

Prokuroria e Pejës kërkon neuropsikiatër për të vlerësuar nëse e moshuara mund të deklarohet

Prokuroria e Pejës ka kërkuar një neuropsikiatër që të kontrollojë viktimën, për të vlerësuar nëse e njëjta mund të deklarohet për rastin.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com prokurori, Dorjan Juniku.

“Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që një neuropsikiatër ta kontrollojë viktimën në mënyrë që të vlerësohet nëse e njëjta është në gjendje të flas sot dhe të deklarohet lidhur me rastin qe i ka ndodhur”- thuhet në pronocmimin e Junikut për KALLXO.com.

Sot në rrjetin social Facebook është publikuar një video ku shihet një e moshuar duke u sulmuar.

Në lidhje me rastin deri më tani është konfiruar arrestimi i tre të dyshuarave.