Prokurori turk kërkon 40 mijë e 462 vjet burg për biznesmenin turk për kriptomonedha

Një prokuror turk kërkoi 40,462 vjet burg për mashtruesin turk të kriptomonedhave Fatih Ozer, i cili u ekstradua nga Shqipëria në Turqi në prill.

Ozer dyshohet se udhëhoqi mashtrimin dixhital më të madh ndonjëherë në vend, i barabartë me 2 miliardë dollarë.

Faruk Fatih Ozer, një biznesmen turk i akuzuar për drejtimin e një skeme mashtruese të kriptomonedhave, i kërkuar nga autoritetet turke është arrestuar në qytetin shqiptar, Elbasan në gusht 2022.

Ozer akuzohet për krijimin e një organizate kriminale dhe kryerjen e mashtrimit në Turqi, ku themeloi dhe drejtoi platformën e shkëmbimit të kriptomonedhave Thodex.

Ministria e Drejtësisë e Turqisë njoftoi në vitin 2021 se kishte siguruar një ‘njoftim të kuq’ të Interpolit që kërkonte arrestimin e Ozer për gjoja pjesëmarrje në mashtrimin më të madh të vendit, me vlerë rreth 2 miliardë dollarë (dy miliardë euro).

Ozer i mohoi vazhdimisht pretendimet në mediat sociale dhe u zotua të kthehej në Turqi, por në vend të kësaj mbeti në arrati në Shqipëri duke mbajtur asetet dixhitale me vlerë 2 miliardë dollarë që i përkasin rreth 700,000 njerëzve.

Vitet e fundit, njerëzit në Turqi janë grumbulluar drejt skemave të kriptomonedhave mes një rënieje të madhe të vlerës së lirës turke dhe inflacionit të lartë, duke shkaktuar një bum në tregun e kriptove.

Turqia lëshoi një urdhër arrest ndërkombëtar në prill të vitit 2021 për biznesmenin, Faruk Fatih Ozer, i cili u arratis me një pasuri prej 2 miliardë dollarësh.