Gjykata Themelore e Pejës - Foto: KALLXO.com

Prokurori: Familjarët e të pandehurve të arrestuar për fajde, kanë shkuar mbrëmë e kanë kanosur viktimën

Prokurori në rastin e fajdeve në Pejë, Dorian Juniku, tha se viktima që ka lajmëruar rastin, është kanosur nga vëllai i dy të pandehurve.

Këtë deklarim Prokurori i Shtetit e bëri në seancën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Prokurori tha se këtë e vërtetojnë edhe kamerat e sigurisë të ndodhura në vendin e ngjarjes.

Ndërsa shtoi se mbrëmë kanë dërguar një patrullë të Policisë për sigurimin e viktimës.

Para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën e Pejës, është duke u shqyrtuar kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj D.M. dhe A.M. që janë arrestuar dje nga një aksion i Prokurorisë së Pejës.

Të pandehurit që janë motër e vëlla, po dyshohen se kanë kryer vepër penale të fajdesë.