Ilustrim

Si u zhvillua marrja e fajdeve nga familja e fajdexhinjve të dyshuar?

Një person i njohur në rajonin e Pejës për fajde kishte vdekur javë më parë ndërsa rrjeti nuk u shua pasi punën e marrjes së fajdeve tani e zhvillonin familjarët e tij.

Bashkëshortja e vallai i të njohurit për fajde po zhvillonin tani takimet me persona të cilët kishin marrë para nga tashmë i ndjeri dhe nga ta kërkonin shlyerjen e fajdeve.

KALLXO.com po transmeton pamje ekskluzive se si ishte organizuar rrjeti për marrjen e fajdeve dhe kush i priu këtij rrjeti.

Prokurori i Prokurorisë së Pejës, Dorian Juniku, ka treguar se në çfarë forme ishte kërcënuar viktima e fajdesë për të larë borxhet.

“Ashtu siç më ka deklaruar viktima, personi që i ka kërkuar fajdenë, njihet si person i rrezikshëm në rajonin e Strellcit dhe duke e njohur është frikësuar dhe ka dëshmuar se edhe e ka frikësuar të njëjtin në forma të ndryshme dhe ai është dashur që të paguajë paratë në vlera të ndryshme në emër të fajdesë”, thotë prokurori Juniku.

Ai përmend faktin se burri i cili i kishte dhënë paratë me fajde tani viktimës, kishte vdekur ndërsa bashkëshortja dhe vëllai i tij po i mblidhnin fajdetë.

“Pas vdekjes së tij, bashkëshortja e tij, tani njëra nga të pandehurat, e ka thirrur në telefon viktimën dhe i ka thënë se nëse mendon se është kryer kjo punë e ke gabim sepse ti duhesh të vazhdosh t’i sjellësh paratë që i ke paguar bashkëshortit tim”, shton prokurori Juniku.

Ai tregon se bisedat mes të dyshuarve dhe viktimës janë bërë përmes telefonit.

“Këto janë përmes telefonit. Këtë fakt e kemi vërtetuar me deklaratën e viktimës, i njëjti ka dëshmuar edhe me mesazhe ku vëllai i të pandehurës i cili i ka kërkuar që t’i paguaj paratë duke i caktuar edhe datën. Ne do t’i vendosim viktimës mjetet e përgjimit në trup, do të kërkojmë që ta kontaktojë njërin nga të pandehurit dhe me të të caktojnë lokacionin ku viktima do t’i paguajë paratë në emër të fajdesë”, shpjegon prokurori Juniku planin për të faktuar nëse të dyshuarit po merrnin paratë e fajdeve.

Në emisionin e sotëm u transmetuan ekzkluzivisht edhe bisedat telefonike e të dyshuarve dhe viktimës së fajdesë, ku negocionin për vendin e takimit.

I dëmtuari: Unë jam para stacionit, Arbri ……. më ka thënë para stacionit jam t`u prit motër.

E dyshuara: Qe t`u ardh jam me babin, erdha qatje

I dëmtuari: Ani, nuk o…

E dyshuara: Jam këtu te dugoja, por nuk po dal…

I dëmtuari: Nuk guxoj unë te dugoja, baba yt e din qysh e kam punën motër…

E dyshuara: Po, po ja nuk… (nuk dëgjohet mirë)

I dëmtuari: Unë e kam lanë mallin vet edhe jam ik për Arbrin …… e jam ardh te stacioni me prit se nuk guxoj, i thash a po don te shtëpia tha jo te dera e stacionit.

E dyshuara: Qe, qe erdhëm na…

I dëmtuari: Te dera jam, te hyrja e madhe.

E dyshuara: Okej, qe qaty erdhëm fill, me babin.

I dëmtuari: Hajt…

E dyshuara: Hajt, hajt…

Në emisionin e sotëm në Kallxo Përnime po transmetohet aksioni i Prokurorisë Themelore në Pejë për arrestimin e disa të dyshuarve për fajde.

Më poshtë u sjellim bisedën e plotë të takimit mes të dēmtuarit dhe të dyshuarës për fajde në Pejë:

Biseda e dytë në telefon mes të dëmtuarit dhe të dyshuarës për fajde

 

I dëmtuari: Në qosh te dera e stacionit, midis rruge jam…

E dyshuara: Ku je?

I dëmtuari: Qe more te dera e stacionit midis kam dalë, t`u bo me dorë po ta bëj, te dera e madhe e stacionit, midis rruge kam dalë po në qosh te hymja jam t`u të pritë, te taksistat, hajde te taksistat, kaloj me pasat kthehu qe ku jam. Qe në rrugë jam.

E dyshuara: Me çka je ti?

I dëmtuari: Në këmbë jam, qysh me çka, jam në këmbë, t`u ta bo me dorë parëz sa mujsha.

E dyshuara: Qe qetu jam… 

I dëmtuari: …. (nuk dëgjohet mirë) hajde ma poshtë, te dera stacionit, Passati i zi kaloj

E dyshuara: A te dera e stacionit, ajo poshtë a?

I dëmtuari: Po, e madhja jam t`u prit, t`u bë me dorë sa po mundem

E dyshuara: Te dera stacionit, hajt, hajt…

I dëmtuari: Hajde… 

 

 

Biseda fizike mes të dëmtuarit dhe të dyshuarës në stacionin e autobusëve në Pejë

 

I dëmtuari: Unë ta kam ba me dorë, 200 herë ta kam bë.

E dyshuara: Unë jam gruaja e tij, a po më njeh?

I dëmtuari: Po unë ty t`i kam dhanë, a e din atëherë që t’i jepsha ty, babës tënd, familjes tënde, unë e kam pa prej pashës unë e di, nuk kam mujt me thirrë anej se më ka ardhur keq, njeri ka ardhur në shtëpi, p.sh. thojsha qysh unë me ardh me ta pagu kamatën, Pasha …… njeri i vdekun. Jam vanu motër nja katër ditë…

E dyshuara: S`ka problem, qe dëgjom mua…

I dëmtuar: Dëgjo çka është problemi te një vëlla, ti e din edhe njëherë m`i pat çu një vëlla 500 euro që ja kom pru juve. T`u ja lyp se unë jam tinëz familjes, unë e di p.sh. Pashës ….. ja kam 150 euro borxh qat kamatë, e pranoj është obligim se ja kam marrë paret, a e din në fillim po unë jam kanë motër i rregullt edhe ti më thirre atë ditë në telefon dhe më the data 11, ti e din motër që tri vjet me datën 12 mos ma luni, kam qejf real, kurrë nuk ja kam lujtë datën…

E dyshuara: Jo se njëherë i ke marrë 200, a pe din njëherë 500, e për qata të kam thënë a po kupton?

I dëmtuari: O jo unë 500 nuk i kam marrë kurrë motër, veç 200 ja kam marrë Pashës ….., jo 500 po 200 ja kam marrë, po 500 ja kam çu kur m`i ka lanë vëllau, po edhe i vetmi unë motër, dua me ta shpjegu mirë, që tri vjet, mos të nin njerëzit, një ditë bre 12 nuk ja kam vanu, jeni koritë me mua. Më thirri ai Arbri …… po më shkruan mua mesazhe…

E dyshuara: A e din pse, se atij i ka ardh vëllai, veç dëgjom njëherë…

I dëmtuar: Oj motër unë kam punë me ty se ti je gruaja e Pashës mua s`më intereson vëllai i tij…

E dyshuara: Po atij i ka ardh, paret e mëdhaja don me ja mbledh, tash dua me ta shpjegu, paret e mdhaja 750 ja ka qeky edhe një tjetër ja ka 700…

I dëmtuari: O s`ka lidhje sa i ka. Motër unë 5000 euro deri sot po ua jepi edhe nuk ja u kam hangër asnjë cent e po më gjuheni në telefon edhe u sjelle keq me mua të shtunën, qite dorën në zemër!

E dyshuara: Më shtine me u bë nervoz, edhe ka qenë mërzia e krejt…

I dëmtuari: Motër je kanë nervoz, unë fajden ta kam pru, ndëgjo diçka, nuk ua ha fajden se e kom lokalin te shtëpia e mallrave, i kam tri dugoja unë nuk e mshefi edhe jemi kojshi… 

E dyshuara: Nëse e shtynë për një ditë apo dy, hallall i ki prej meje…

I dëmtuar: Jo te Pasha ……. nuk i kam pasur hallall…

E dyshuara: Prej meje tash e ki hallall…

I dëmtuari: Pasha …….. ta futke dënimin, ta futke dënimin ta q*** nanën Pasha …….. me folë ka del shpirti…

E dyshuara: Unë kojshi…

I dëmtuari: Më keni kojshi bre motër, veç më keni bërë telash bre qite dorën në zemër, a ka njeri ma tolerant në botë si unë, tri vjet datën 12 gjumin se kam bërë, mos ua kam vonu një ditë? Ju kam përgjigjë…

E dyshuara: Një ditë, dy s`ka problem pse i vonon. Pasha ……… kurrë nuk ta ka shkru, unë e di…

I dëmtuari: Jo dy herë i kom shtu, po nuk ka lidhje… 

E dyshuara: Jo, jo se unë i kam të shënuara, krejt senet i kam të shënuara…

I dëmtuari: Oj motër, krejt senet shënoj motër, veç diçka trego drejt, që tri vjet 5000 euro kam dhanë a ma keni ndëgju zanin bre motër…

E dyshuara: Jo, jo… 

I dëmtuari: Kurrë s’keni ni…

E dyshuara: Ajo është edhe interes i juaji edhe i joni… 

I dëmtuari: Motër veç diçka, edhe unë jam i dëmtuar për shembull me folë ka del shpirti. 5000 euro i kam çu anej kurrë s’ka ditë familja. Ju kam thanë mos më hajdi te dugoja, po më stresoni. Ju kam thanë mos më hajdi, po Pasha ………. me fol ka del shpirti, rahmetlia ishalla zoti ja banë dritë se unë foli si kojshi. Motër kur vike ma dridhke shpirtin, kur mi marrke paret, ju tutsha motër ka 150-she sa ka deshtë ma ka ba motër, unë e kam mshel gojën jam trishtu prej pashës po jam tut edhe prej teje, po të dregoj drejtë…

E dyshuara: Jo prej meje…

I dëmtuari: Jo a e din për çka, thojsha pse me ma bë ju, ju jeni kojshi, ti ma bëjshe kamatën e parë e ki me 12-tin. Oj motër nuk jau vonoj kamatën…

E dyshuara: Kadale, mos bërtit! 

I dëmtuari: Oj motër 5000 euro t’i kam dhënë edhe nuk e ka ditë kush, me bo me ditë familja, ju më vrani, ju, më vrajnë familja me bo me ditë edhe a e din çka është puna tash motër, deri në aksham nuk mundem me i marrë veç një 100-she ta kam pru, 50 të kamatës edhe ato çka janë boxh krejt, motër veç më tregon nimomni pak sa janë në aksham ua kryej se nuk jau ha djersën, qysh jom t`u i mshef…

E dyshuara: Ti don me i mbajt paret…

I dëmtuar: Jo nuk dua me i mbajtë hiç, sa të kam me kamata me krejt… 

E dyshuara: 750 euro, e kryen… 

I dëmtuar: U kry. Motër qe veç diçka 750 euro të kamatës, këqyre motër mos të nin kush…

E dyshuara: Jo veç të kamatës, krejt komplet…

I dëmtuari: Me të kamatës e krejt, edhe këto 50-shin e krejt shtini në kamatë. Këqyre 100 ku i ki motër…

E dyshuara: Po në rregull, 100 euro.

I dëmtuari: Tash edhe 800 euro krejt. 

E dyshuara: Ja, ja, 100 euro e ki kry edhe 650 i jep edhe jemi në rregull, ja, ja nuk dua unë, çka nuk është e jemja, nuk është e jemja edhe nuk ta marrë, 750 janë komplet, 200 për 50 euro, e për 500-she…

I dëmtuari: Unë edhe… në rregull, në rregull motër ja kam pru edhe atë ditë 500-shen Pashës …… m`u ka sill keq bre motër ja kam pru edhe 500-shen. Tri vjet, kuptoni shqip se nuk dua me me ndëgju njerëzit se krejt po na nin bota. Tri vjet motër as nuk kam flejt në shpi, ma ka hangër shpirtin Pasha ……..

E dyshuara: Edhe qato 650 euro i bjen edhe kryhet, krejt… 

I dëmtuar: Po, u kry!

E dyshuara: Kamatë edhe krejt paret komplet edhe nuk kemi ma punë me të përzi.

I dëmtuari: Motër sonte në 8 ora t’i bi, veç diçka ta shpjegoj, në ora 8 unë t’i bi edhe 650 motër të lutem jo sikur Pasha …….. mos mundoni ma me më me qitë diçka, lemni rahat se unë e lëshoj Kosovën prej jush…

E dyshuara: Dëgjom njëherë mua, këqyre…

I dëmtuari: Jo, jo motër se më ka dënu Pasha ……… ma ka q* nanën, më ka mbyt 150 euro.

E dyshuara: 100 euro a i dhe?

I dëmtuari: 50 jam këtu borxh.

E dyshuara: Nëse don me i pru edhe 50 i mban edhe 1 muj…

I dëmtuari: Jo nuk dua me i mbajtë, paret dua m`u kry, kamatën dua me kry, se jom lodhë bre motër…

E dyshuara: Në rregull edhe 650 euro edhe jemi kry.

I dëmtuari: U kry… 

E dyshuara: 100 i ke la edhe 650 i bjen, edhe jemi në rregull. 

I dëmtuari: Edhe 50 mbeta këtu të borxhit, qeto 150 i kam të kamatës, në rregull motër. Veç diçka motër, motër Pasha ……….. ma ka nxi shpirtin e jetën, 5000 euro kamatë, veç ti, unë e Pasha …….. e dimë këtë punë tash dua me fol shqip, nuk dua as baba yt me ditë!

E dyshuara: Ai është obligim i tij dhe puna e tij e ti, i kanë njerëzit ka 20 mijë janë t`u i pru se i ka ardhur vëllai…

I dëmtuari: Te pasha (pip) a?

E dyshuara: Po edhe janë t`u ja pru paret…

I dëmtuar: Ma boni mua ta thirri, Pasha ……… vjen vëllau i Pashës …………… Pse me ma thirrë Pashën ……………..?

E dyshuara: Se ai është duke ja mbledh krejt paret… 

I dëmtuari: Po s`ka lidhje motër, 5000 ja kam dhanë motër, ma keni këput shpirtin krejt bre motër…

E dyshuara: Si 5000, sa ki interes edhe na kemi interes, ai punon me qatë punë, ka punu.

I dëmtuari: Po Pasha ……….. si erdh te dugoja, po ma bën 100 euro nuk i ke pru, 200 i ki nesër, Pasha, nuk bën jemi kojshi, ti duhesh me më mbrojt se jemi kojshi motër mos të na nin kush, hajde në qosh mos të ndëgjon dikush, mos fol të madhe…

E dyshuara: Ai e ka punë, janë duke ja pru njerëzit ka 20 mijë.

I dëmtuari: Motër ishalla ju i bëni milionat se po nin vëllai yt, a është vëllai yt?

E dyshuara: Jo, jo. Janë senet e tij dhe senet e tij me ja hangër dikush se na jemi gjallë, nëse u dek ai na jemi gjallë. Se krejt paret janë të vëllait të tij.

I dëmtuari: Unë e di që kamat i merrni ka 20 mijë, 30 mijë e 40 mijë, kamata e di, po Pasha ………. nuk është tregu fer, ti është dashtë me më mbrojtë, kojshi më ka ardh te Kulla e Pashës 100 euro, më tha sot e ke pas datën…

E dyshuara: Ti ja ke vanu një ditë apo dy, se Pasha kur të ja vanojnë një ditë dy ditë, i bijnë dyfishin.

I dëmtuari: E kam pagu dyfishin, ja kam pagu te dugoja dyfishin…

E dyshuara: I bijnë dyfishin…

I dëmtuari: E di, e di edhe mua më ka ndodhë, Pasha ka dekë. Më ka ndodh ti je tjetër. Pasha më ka dënu, krejt hallall ja bëftë zoti me kamatë, me dy dënime, hallall i keni krejt prej meje, veç dua m`u kthy motër edhe mos më këqyrni kund në rrugë…

E dyshuara: 650 euro edhe e kryejmë. A jemi kështu, fjala. Në mbrëmje i bjen edhe 650 euro edhe kryhemi, nuk ka 800 e çka po thua ti, 100 i dhe edhe 650 i bjen, edhe jemi në rregull. A jemi në rregull?

I dëmtuari: Po, veç më nuk më pengoi më a?

E dyshuara: Jo, jo nuk të pengojmë, si t’i lajsh paret na se pengojmë kërkënd, se na me nis për ashtu…

I dëmtuar: U bë pra… 

E dyshuara: Edhe 650 i ki në mbrëmje…

I dëmtuari: Unë edhe 650 t’i bi parët e kamatës, veç janë bë shumë, më keni marrë…

E dyshuara:  Ja, ja ato janë ashtu se unë i kam të shënuara…

I dëmtuari: O po, Pasha m`i ka shkru sa ka deshtë bre motër…

E dyshuara: Ja, ja ti 500 i ke marrë, ka 100 i ke pasur për 500-she…

I dëmtuari: Jo, jo, nuk i kam marrë kurrë në jetë…

E dyshuara: 400 i ke marrë për me i kthy 500…

I dëmtuari: Jo, jo 200 i kam marrë motër, 500 euro ja kam çu në zyre, në shpi, jo pasha perëndinë, Pasha më ka dënu dy herë në dugojë…

E dyshuara: 150…

I dëmtuari: Jo motër gabim je, pasha më ka dënu edhe te dugoja, m`i keni marrë 500…

E dyshuara: I bjen edhe 650 euro edhe kryhemi, qe don mirë, që jo vjen vëllau i tij fol me ty…

I dëmtuari: Le të vjen vëllau motër, pasha nuk m`i ka dhanë mua 500, po m`i keni marrë në shpi 500, në rregull më keni dënuar dy herë, në rregull u kry kjo punë. 

E dyshuara: Edhe 650 i bjen, a u kry?

I dëmtuari: Pasha më ka dënu tonat m`i ka bë, çdo sen të Kulla e Pashës, më ka kërcënu, po nejse se ka vdek rahmetlia dritë ju baftë dielli. Më keni dënu… 

E dyshuara: Edhe 650 euro i bjen edhe u kry!

I dëmtuar: Sa të doni motër…

E dyshuara: Ja, ja…

I dëmtuari: A m`i keni marrë 5 mijë, 50 mijë merrmini, ju më keni mbyt, ma keni shkatërru jetën…

E dyshuara: 650 me i pru, u kry…

I dëmtuari: U kry, ju më keni mbytë…

E dyshuara: Mos të ka nevojë me të thirrë, ose me ardh ai vëllai i tij…

I dëmtuar: Jo ai le të vjen, le të bëj çka të dojë, motër veç një sen dijeni haram i keni 5-6 mijë m`i keni marrë, haram ua bëftë zoti!

E dyshuara: 650 euro i bjen…

I dëmtuari: U kry, në rregull…

Prokurori i rastit, Dorian Juniku ka treguar në detaje për hetimin e rastit dhe arrestimin e të dyshuarve.