Dosja e fajdeve në Pejë - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po shfaqen pamje ekskluzive të negociatave dhe arrestimit të një gruaje të dyshuar për fajde në Pejë.

Prokuroria e Pejës për një kohë kishte hetuar rastin, i cili përfundoi me arrestimin e një gruaje e cila po merrte fajdetë e dhëna nga bashkëshorti i saj, i cili kishte vdekur javë më parë.

Si arriti viktima të dëshmojë se po i kërkonin kamatën e fajdesë dhe sa pagoi për 2 vite për 200 euro që kishte marrë nga një person?

Cilat veprime i ndërmori Policia e Prokuroria për të faktuar dyshimet për fajde në Pejë?

Si i merrnin fajdetë familja e fajdexhinjve dhe si organizoheshin ato?

Në pjesën e dytë të emisionit shfaqet hulumtimi për vendimin kontrovers të Gjykatës së Apelit, i cili pritet që ta zhysë sërish në borxhe qindra mijëra euro Pallatin e Rinisë në kohën kur kjo ndërmarrje besonte se kishte dalë nga borxhet milionëshe që i kishte pasur gjatë këtyre dy dekadave.

Hulumtimi ka gjetur se në dy raste gjykatat kishin refuzuar rritjen e kamatave të borxhit të Ndërmarrjes Publike-Lokale “Pallati i Rinisë”, përderisa në një rast krejtësisht të ngjashëm kishte lejuar që kamata të rritej nga 3.5 % në 8%.

Emisioni shfaq se si ky vendim mund ta dëmtojë mbi 300 mijë euro këtë ndërmarrje publike.