KEK FOTO RTV 21

Prodhimtaria është shtrenjtuar për 7% krahasuar me fundin e vitit 2020

Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se indeksi i tërësishëm i prodhimit në Kosovë është rritur për 0.6 për qind në tre muajt e fundit të vitit 2021 në krahasim me tremujorin paraprak. Ndërsa në raport me periudhën e njëjtë të vitit  2020, ky indeks është rritur mbi 7 për qind.

Sipas ASK-së, rritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: përpunimi i produkteve ushqimore – 5.6 për qind; prodhimi i pajisjeve elektrike – 2.7 për qind; prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove – 2.2 për qind; prodhimi i metaleve – 1.6 për qind; prodhimi i pijeve – 1.6 për qind; xeheroret dhe guroret e tjera – 1.5 për qind; prodhimi produkteve kimike – 1.4 për qind; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar – 1.0 për qind; dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9 për qind.

Sipas ASK-së, rritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-17.7%); prodhimi i mobilieve (-3.2%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-2.5%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.2%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (-0.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.4%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.2%); dhe prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-0.1%).”, njftoi ASK.

Ndërkaq, kur krahasohen tre muajt tetor-dhjetor të vitit 2021 me periudhën e njëjtë të vitit 2020, çmimet e prodhimit u rritën në një mesatare prej 7.2 për qind.

Rritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 16.2 për qind; prodhimi i metaleve 13.1 për qind; përpunimi i produkteve ushqimore 7.3 për qind; prodhimi i mobilieve 6.0 për qind; prodhimi i pajisjeve elektrike 5.5 për qind; prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 4.8 për qind; prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 4.4 për qind; prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 2.7 për qind; prodhimi produkteve kimike 2.6 për qind; prodhimi i mjeteve motorike të (transportit); rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove 2.1 për qind; prodhimi i produkteve minerale jo metalike 1.6 për qind; prodhimi i pijeve 1.2 për qind; prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj 1.0 për qind; xeheroret dhe guroret e tjera 1.0 për qind; grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 0.7 për qind dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 0.4 për qind.

Rënia e çmimeve në nxjerrjen e xehes së metalit kontriboi në neturalizimin e çmimeve.

“Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te nxjerrja e xehes së metalit (-5.6%)”, tregon ASK.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i publikoi në raportin “Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt (TM4) 2021”.