Prizreni dhe Peja me cilësi jashtëzakonisht të dobët të ajrit

Disa prej qyteteve të Kosovës kanë regjistruar cilësi jashtëzakonisht të dobët të ajrit gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave nga matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren, Pejë dhe Dardhishtë paraqitet cilësi jashtëzakonsisht e dobët të ajrit.

Derisa cilësi e dobët e ajrit është regjistruar në tre matësit në Prishtinë, tek Rilindja, IHMK dhe ai mobil, në Obiliq, Mitrovicë dhe fshatin Palaj.

Kurse, matësi në Brezovicë është i vetmi që ka regjistruar cilësi të pranueshme të ajrit.

Matësit në Gjilan dhe Han të Elezit nuk kanë regjistruar të dhëna.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.