Qyteti i Prizrenit, Foto: KALLXO.com

Prizren, sulmohen inspektorët komunalë

Policia e Kosovës njoftoi se të premten në Prizren një person ka sulmuar inspektorët komunal.

Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri”.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në lidhje me lëshimin e një procesverbali ka sulmuar fizikisht inspektorët komunal. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit,  rasti  procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.