Prizren, punëtori bie nga shkallët e një shtëpie

Policia ka njoftuar se një punëtor ka rënë nga shkallët e një shtëpie prej një lartësie 2-3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, i njëjti ishte duke punuar në këtë objekt ndërtimor.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.

Pas tretmanit mjekësor viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në fshatin Malësi e Re në Prizren.