Prizren, një grua raporton se është sulmuar seksualisht

Një grua në Prizren ka kërkuar ndihmë pasi e njëjta dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Rasti është raportuar dje gjatë ditës në Policinë e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Viktima ka marrë edhe tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin.