Policia e Kosovës

Prizren, gruaja raporton burrin për dhunë dhe armëmbajtje

Një grua në Prizren ka raportuar burrin e saj për dhunë në familje, si dhe për armëbajtje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një AK-47 me një karikator dhe 420 fishek, si dhe një revole me dy karikator dhe 176 fishek.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga Policia dhe është në kërkim policor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.