Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Prizren, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 60-vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij një burrë i moshës 60-vjeçare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Manastirc të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KALLXO.com se rreth orës 15:20 përmes telefonit është raportuar për një rast.

Ai tha se Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe dyshimet e para janë se viktima F.K., 60-vjeçar, ka kryer vetëvrasje.

“Policia në vendngjarje, në shtëpinë e tij ka hasur një trup të pajetë, të shtrirë në dysheme dhe një kabllo të varur lart” – tha thënë Bytyqi.

Zëdhënësi shtoi se është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Tutje Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.