Klinika Infektive - QKUK

Prizren - Drejtori i Shëndetësisë demanton lajmin se në Prizren ka raste me coronavirus

 

Gjatë ditës në rrjete sociale janë publikuar video të shkurtra se si një person ishte duke marrë tretman nga Emergjenca, duke aluduar se është rast i dyshuar me Coronavirus.

Këtë e ka demantuar Drejtori i Shëndetësisë Visar Shehu, “ai rast nuk ka të bëjë fare me Coronavirus, por as me virus të thjeshtë, ka qenë një intervenim për një pacient që ka kërkuar ndihmën e emergjencës“.

Ndërsa Drejtoria e Shëndetësisë ka identifikuar të gjitha rastet apo personat e dyshimtë që kanë qenë të ardhur nga vendet me rrezikshmëri nga pandemia Coronavirus, ndërsa një rast i dyshuar që ishte vetë izoluar në shtëpinë e tij ka rezultuar se ka pasur simptoma të gripit të zakonshëm.

Ndërsa as në ndonjë Qendër të Mjekësisë Familjare e as në Spitalin e Prizrenit nuk ka ndonjë rast të dyshuar që po trajtohet apo po priten rezultatet për Coronavirus.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, jo vetëm nga dje por sot bëhen 1 muaj e 5 ditë që kur ekipet tona mjekësore janë në teren, dhe në vazhdimësi ka pasur kontrolla të personave të ardhur nga vendet me rrezik të lartë” tha Shehu.

Drejtori Shehu ka ftuar qytetarët që ti respektojnë vendime te organeve qendrore dhe udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërsa personeli në Institucionet e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prizren i kanë mjete te duhura për tu mbrojtur nga COVID-19, dhe posedojnë të gjitha pajisjet e higjienës dhe pajisjet mbrojtësve sipas udhëzimeve IKSHP-së.

Në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 3 raste me Coronavirus.

 

Konfirmohet rasti i tretë me coronavirus në Kosovë

Mbrëmë përmes një konference për media u dha lajmi për prekjen e dy personave të parë në Kosovë nga ky virus.

Njëri ishte një i moshuar 77 vjeçar nga qyteti i Vitisë dhe një vajzë tjetër me shtetësi italiane që kishte qëndruar në rrethin e qytetit të Klinës.

Konfirmohen dy raste me coronavirus në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i mbyllë hyrjet dhe daljet në qytetin e Vitisë dhe Klinës.

Qeveria poashtu ka mbyllur restorantet, kafiteritë, qendrat tregtare si preventivë për ta luftuar Coronavirusin.