Prizren, dënim me burg për vjedhjen e telefonit “Samsung”

G.S është shpallur fajtor dhe dëdnuar me 1 vit burg për vjedhje.

Gjykata e Prizrenit përpos dënimit me burg, prizrenasit i ka shqiptuar edhe gjobë në vlerë 300 euro.

Sipas aktakuzës vjedhja ka ndodhur me datë 19 mars të vitit 2018 në Prizren.

Sipas Prokuroisë, i akuzuari G.S shfrytëzon situatën derisa i dëmtuari XH.B ishte në një barnatore, dhe kur nuk e vëren askush dhe nga vetura e të dëmtuarit merr telefonin e markës “ Samsung Grande “ e më pastaj të njëjtin telefon i shet një personi tjetër.