Qyteti i Prizrenit, Foto: KALLXO.com

Prizren, arrestohen pesë persona pasi hoqën flamurin e Turqisë ditën e Pavarësisë

Pesë persona janë arrestuar, prej tyre katër të mitur në Prizren pasi dyshohet se të njëjtit kanë hequr nga një shtyllë në Prizren flamurin e Turqisë.

Rasti, sipas forcave të rendit ka ndodhur ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë,  prej tyre katër te mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.