Shkolla Fillore "Ismail Qemali", Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Prishtinë, shkolla fillore "Ismail Qemali" kalon në mësim online

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kaluar në mësim në distancë për shkak të paraqitjes se rasteve me COVID-19.

Siç njoftoi kjo shkollë, nga nesër, mësimi për ciklin e lartë fillon nga ora 8:00 dhe do të mbahen në platformën E-SHKOLLORI, ndërsa cikli i ulët mësimin e fillon nga ora 13:00 përmes platformës ZOOM!

“Me këtë rast, ju njoftojmë se shkolla jonë prej ditës së nesërme me date , 25 mars 2021, kalon nga skenari A (prani fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë-online), për dy javë”, thuhet në njoftimin e tyre të publikuar në rrjetin social “Facebook”.