Foto: Ilustrim

Prishtinë, plagosje me thikë, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosje me thikë të një personi tjetër, i cili ka pësuar plagë të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu”, në Prishtinë, të premten rreth orës 14:30.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.