Prishtinë, përleshje për shkak të parkimit të automjeteve

Policia njofton se ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar një person të gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Egnantina” në  Prishtinë.

Sipas Policisë, mosmarrëveshja në mes tyre  ka ndodhur si pasojë e një parkimi të automjeteve.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin të dyshuarit dërgohen në mbajtje .