Ilustrim. Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Prishtinë, një person gjeti një pushkë gjueti në shtëpinë që bleu

Një burrë ka raportuar në Polici se në shtëpinë që e kishte blerë ka gjetur një armë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën “Lugmiri”, më 24 janar rreth orës 16:30.

Policia e ka konfiskuar armën, një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë dhe me leje të skaduar.

Rasti është trajtuar si armëmbajtje pa leje dhe me vendim të prokurorit, rasti është në procedurë të rregullt.