FOTO ILUSTRIM

Prishtinë, një grua arrestohet për dhunë në familje

Policia ka arrestuar një grua nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas policisë, viktimat janë tri gra dhe një burrë. Si pasojë e rastit njëra prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.

Rasti është duke u hetuar si dhunë në familje.