Prishtinë, gjendet i vdekur një person

Në rrugën “Edmon Hoxha” në kryeqytet sonte rreth orës 19:00 është gjetur një person pa shenja jete.

Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se Policia dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe këta të fundit e kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë mashkullore 64- vjeç.

Policia ka nisur një hetim dhe rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.