Ilustrim

Prishtinë, dyshohet për shpërthim të dy granatave në Kodër të Trimave

Dy mjete krisma të fuqishme që dyshohet të kenë qenë granata dore, janë dëgjuar në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë, rreth orës 22:00.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale. Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit, janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, ka thënë Borovci.

Deri më tash nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

KALLXO.com është duke përcjellë situatën nga afër dhe do t’ju njoftoj për secilin informacion të ri rreth kdo t;ju njoftoj. saj ngjarjeje.