Ilustrim

Prishtinë, dy persona i vënë zjarrin një depoje

Një person dje ka raportuar se dy persona të panjohur i kanë vënë qëllimisht zjarrin një depoje në rrugën ‘Hyzri Talla’ në Prishtinë.

Në raportin policor thuhet se zjarri është shuar nga punëtorët ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Sipas Policisë vlera e dëmit nuk është konfirmuar ende kurse rasti po vazhdon të hetohet.