Foto: Policia e Kosovës

Prishtinë dhe Lipjan arrestohen 3 persona, Policia u sekuestron dy armë zjarri e tri thika

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri dhe tri thika në kryeqytet dhe në Lipjan, ndwrsa ka arrestuar tre persona.

Rasti i parë që ka ndodhur në Prishtinë, një i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje dhe të njëjtit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe tri thika.

“Personi i dyshuar, mashkull, 68 vjeç, është dërguar në mbajtje për 48 orë për dhunë në familje. Po ashtu ndaj tij është hapur rast për veprën Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armëve”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse, në Lipjan janë instervistuar tre të dyshuar dhe iu është sekuestruar një armë.

Dy nga ta janë të dyshuar për veprat shitje e armës dhe manipulim me prova, të cilët edhe janë arrestuar.

Ndërsa, i dyshuari i tretë, është i mitur dhe ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, Policia njofton se ai është liruar në procedurë të rregullt.