Prishtinë, barnatorja në lagjen 'Ulpiana' përfshihet nga zjarri

Barnatorja ‘Rexall’ në lagjen Ulpiana është përfshirë nga zjarri.

Ekipe të shumta të zjarrfikësve janë parë në vendin e ngjarjes.

Sipas Bajram Krasniqit, nga zyra për informim e Policisë zjarri ka ndodhur pas orës 18:00, kurse nuk raportohet për persona të lënduar.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar,” thonë nga Policia.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.