Foto-ilustrim

Këmbësori goditet nga vetura në lagjen 'Ulpiana'

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë.

37 vjeçari me inicialet V.K. ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjen Ulpiana, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit V.K. 37 vjeç, ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitë relevante të policisë”, tha Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com.