Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Prokuroria jep detaje rreth rastit të gruas që u gjet e vdekur në ‘Ulpianë’

Një grua është gjetur sot në mëngjes e vdekur afër një ndërtese në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar Prokurorinë e Prishtinës.

Prokuroria ka sqaruar se bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 70 vjeçare.

Sipas Prokurorisë, viktima dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese, kurse identiteti i saj nuk është bërë i ditur.

Rasti është raportuar në Polici sot rreth orës 9:30.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, tha se me të marrë informatën, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jeta.

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

www.kallxo.com