
Erërat e forta në kryeqytet, dëmtohet një veturë nga rrëzimi i një peme - VIDEO
28.3.2023 - 11:09
Erërat e forta nga dita e djeshme kanë bërë që një pjesë e një peme në lagjen ‘Ulpiana’ të thyhet dhe bie në tokë.
Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se një makinë që ka qenë e parkuar në atë pjesë, është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme.
Ekipet e komunës kanë qenë në teren duke bërë largimin e pjesëve të drurit që kanë rënë në tokë.