Prishtinë, arrestohet e dyshuara, Policia i gjeti revole e marijuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, femër pasi gjatë kontrollit rutinë, tek ajo është gjetur një revole me karikator, por pa fishekë.

Poashtu, gjatë kontrollit të saj, Policia ka gjetur edhe një sasi me substanca të dyshuar narkotike, marijuanë. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë për të dy këto, janë hapur raste të veçanta.

Policia ka njoftuar prokurorinë e rastit, me të vendim të cilit e dyshuara është liruar, por rasti i saj ka shkuar në procedurë të rregullt.