Ilustrim

Prishtinë, arrestohen tre të mitur të përfshirë në një rrahje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të mitur nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Sipas Policisë, në këtë rrahje janë përfshirë disa persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime trupore.

“Si pasojë e sulmeve fizike, në këtë rast një person ka pësuar lëndime trupore, të cilit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuar, sipas Policisë pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën – lëndim trupor.