FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.

Prishtinë, arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje, sekuestrohen dy armë

Sot rreth orës 13:00, Policia në Prishtinë ka pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Basri Canolli” në kryeqytet, ku, sipas Policisë, kanë qenë të përfshirë pesë persona.

Në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.

Policia ka njoftuar se personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e Policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje.

Sipas Policisë, njëri nga personat e dyshuar ngarkohet edhe me veprën – armëmbajtje pa leje, pasi në shtëpinë e tij janë gjetë dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie armë, një pistoletë, dy karikatorë, 63 fishekë etj.

Sekuestrimi i armëve. FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.
Sekuestrimi i armëve. FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.
FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.