Foto: Ilustrim

Kanosi ish të dashurën dhe prindin e saj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë të hënën nën dyshimin për ngacmim dhe kanosje.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari në vazhdimësi kishte kanosur dhe ngacmuar ish-të dashurën e tij dhe prindin e saj.

I dyshuari këtë gjë e kishte bërë që nga data 1 shtator e deri më 26 shtator 2022.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin ne Policisë së Kosovës.