Dy shtetase braziliane dhe tre burra nga Kosova arrestohen për prostitucion

Të enjten në Prishtinë janë arrestuar tre burra nga Kosova dhe dy gra shtetase braziliane nën dyshimin se ata janë marrë me prostitucion.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në gjykatën kompetente.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën e lartëcekur. Me vendim të prokurorit,  të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejt në gjykatën kompetente” – thuhet në njoftimin e PK-së të cilët kanë bërë të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 16:00.