Foto: Komuna e Prishtinës

Prishtinë, 500 pako ushqimore e 12.5 tonë miell ndihmë nga “Qatar Charity”

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se organizata “Qatar Charity” sot ka dhuruar 500 pako ushqimore dhe 12.5  tonë miell për familjet me situatë të rëndë sociale e ekonomike dhe familjet e personave me aftësi të kufizuar.

“Falenderojmë Qatar Charity për mbështetjen e vazhdushme për qytetarët e Prishtinës e veçanërisht tani në këto ditë të vështira e plot sfida”, thuhet në njoftim të Komunës së Prishtinës.

“Gjatë javës do të vazhdojmë shpërndarjen e pakove ushqimore e higjienike të financuara nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.