Prishtina hap tender për trajtimin e qenve endacak

Komuna e Prishtinës ka shpallur tender për trajtimin e qenve endacak.

Në bazë të përshkrimit të kontratës në trajtim të qenve endacak do përfshihet: nxënja, kontrolli, ushqimi, vaksionimi, dehelmetizimi dhe identifikimi-matrikulimi, kastrimi, sterilizimi, hospitalizimi dhe lëshimi.

Vlera e kësaj kontratë pritet të  kap shifrën prej 40 mijë eurove.

Kjo kontratë është duke u ekzekutuar përmes procedurës së hapur dhe kriter për dhënien e saj do jetë çmimi më i ulët.

Operatorët ekonomik kanë të drejtë aplikimi deri më datë 19 tetor ora 14:00 përmes platformës elektronike E-Prokurimi.

Muajin e kaluar disa qytetarë kishin paralajmëruar padi ndaj komunës së Prishtinës për neglizhencë sa i përket trajtimit të qenve endacakë.

Ndërtimi i strehimores për qentë endacak ka qenë në plan të fillojë në pjesën e parë të këtij viti, ku qeveria kishte ndarë 1.3 milion euro, por kryetari Shpend Ahmeti se ligji ishte zbatuar vetëm në letër.

Sulmet nga qentë endacak, qytetarët paralajmërojnë padi ndaj Komunës së Prishtinës