Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti: Ku mbetën 1.3 milion eurot e ndara për strehimoren e qenve endacakë

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka reagur lidhur me strategjinë e trajtimit të qenve endacakë në nivel lokal e qendror.

Ai tutje ka shtuar se si komunë ka shpenzuar më së shumti në trajtim të tyre duke pyetur se çfarë ka ndodhur me 1.3 milinë eurot e ndara nga niveli qendror për këtë çështje.

“Ka më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror për qentë endacak. Në mes tjerash kam kërkuar strategji nacionale për këtë çështje. Komuna e Prishtinës është komuna që ka shpenzuar më së shumti në trajtim, dhe komuna që ka respektuar në përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve. Lehtë është me kalu Ligj në letër evropian e mandej mos me u marr me këtë punë. Cfarë ka ndodhur me 1.3 milion euro të ndara nga niveli qendror për këtë çështje?,” është shprehur Ahmeti përmes një reagimi në Facebook.

I pari i Prishtinës tutje ka shtuar se edhe në letrën dërguar Këshillit të Sigurisë është pritur me përçmim, ku theksoi se kur të ndodhin tragjeditë të mos vajtohet.

“Edhe në letrën e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku kam këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çështje e sigurisë, jam pritur me përçmim. E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë. Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë. Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv,” është shprehur tutje Ahmeti.

Komuna e Prishtinës më 20 korrik ka mbajtur një dëgjim publik lidhur me ndërtimin e strehimores për qentë endacak në Hajvali.

Prishtina ndërton strehimore për qentë endacakë në Hajvali