Prishtina fillon procesin e eliminimit të brejtësve nëpër kanalizime, bodrume e garazha

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se këtë të martë, me 28 Prill ka filluar procesin e deratizimit pranveror përkatësisht eliminimit të brejtësve të rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës.

“Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve”, thuhet në njoftim të Komunës së Prishtinës.

“Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.