Prishtina dhe Mitrovica me më së shumti raste në 24 orët e fundit

IKSHPK ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga mostrat e marra, 250 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, Komuna e Prishtinës vazhdon të që jetë komuna me më së shumti persona të infektuar.

Vetëm nga komuna e Prishtinës kanë rezultuar 65 raste të reja, duke pasuar me Komunën e Mitrovicës me 26 raste.

Raste të reja janë paraqitur edhe në Komunën  e Pejës ku pozitiv kanë rezultuar 19 raste, 18 raste në Komunën e Gjilanit, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.

Në 24 orët e fundit, 250 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

250 raste të reja me COVID-19