Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Prezantoi patën-shofer të rrejshëm dhe sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në fshatin Babimoc të Obiliqit pasi që sipas Policisë ai ishte ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë legjitimimit ka prezantuar patentë shoferin e një personi tjetër dhe po ashtu ka penguar zyrtarët në kryerje të detyrës.

Policia ka njoftuar se si pasojë e pengimit në detyrë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur të hënën e 18 shtatorit rreth orës 12:30.