Pretendon se humbi shikimin në njërin sy pas operimit në Spitalin e Prizrenit, qytetari denoncon kirurgun

Një person në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se më 13 shkurt të këtij viti ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizrenit.

Por siç raportohet se ka thënë ai, nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa sukses.

Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një kirurg, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, thuhet tutje në raportin policor.