Foto: ZPRK

Presidentja Osmani u takua me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

“Ky takim u realizua gjithashtu në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York”- ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Gjatë takimit Osmani e Hovenier kanë diskutuar edhe për marrëveshjen e grantit që Osmani do ta nënshkruajë me Shtetet e Bashkuara nesër, si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta.