Presidentja Osmani takoi kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, Mahmoud Bah, ku ka vlerësuar rolin dhe punën e MCC-së në Kosovë në promovimin e qeverisjes së mirë, sundimin e ligjit si dhe avansimin e sektorit të energjisë.

Në këtë takim Osmani ka shprehur gatishmërinë e institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit me MCC, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Presidentja Osmani ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milion eurove për Kosovën në kuadër të MCC-së, duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në përformancen ekonomike në vend”, thuhet në komunikatë.

Në takim me Mahmoud Bah, Osmani ka inkurajuar mbështetjen e investimeve në rritjen e efikasitetit të sistemit të shpërndarjes, kursimin e energjisë, por edhe aftësimin e fuqisë punëtore për nevojat e sektorit të energjisë në të ardhmen, duke vlerësuar lartë punën që po bëhet për fuqizimin e vajzave dhe grave në sektorin e energjisë.