Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin për Ukrainën në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë e pranishme në Samitin për Ukrainën që do të zhvillohet më 28.02.2024 në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia.

“Presidentja do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Ukrainës”- tha Vitia.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbërrijë në Tiranë më 27.02.2024, ku do të pritet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ndërkaq më 28.02.2024, do të organizojnë Samitin për Ukrainën.

Rama pati paralajmëruar takimin me Zelenskyn më 22.01.2024 gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Shkup, pasi mori pjesë në një konferencë për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor me ndihmën e Bashkimit Evropian.