Presidentja e Komisionit Evropian në Qeverinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi do të jetë i mbyllur për media.

Paraprakisht, presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të japin grant në vlerë prej 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën në përballimin e krizës energjetike.

Këtë e ka bërë të ditur Von der Leyen në konferencë për media bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.