Presidenti kroat: Kosova shumë shpejt mund të integrohet në organizata evropiane

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, derisa pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Milanoviq tha para mediave se Kosova është një shtet që shumë shpejtë mund të integrohet në organizata evropiane.

“Kosova është një shtet që shumë shpejtë mund të integrohet në organizata sepse nuk e kemi lojalitetin e ndarë”, tha ai në një konferencë për media.

I njëjti tha se do të flas për këtë çështje në vendet ku ai ka ndikim.

“Unë mund të flas dhe të bind së paku aty ku mund të kem ndikim”, shtoi Milanoviq.

Ai tutje shtoi se Kroacia si shtet Kosovën e sheh si një shtet miqësor.

“Rekomandimi im është që Kosova të fokusohet në vetvete”, tha Milanoviq duke shtuar se Kosovës i duhet një zgjedhje dhe Kosova nuk është problem.

“Njerëzit nuk janë mirë të informuar sepse në Kosovë nuk kemi luftë”, përfundoi Milanoviq.