Recep Tayyip Erdogan - Foto: REL/AP

Presidenti Erdogan uron Hotin për pozitën e kryeministrit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan përmes një letre ka uruar kryeministrit Avdullah Hoti për marrjen e detyrës së re.

Presidenti Erdogan i ka uruar suksese Hotit, derisa i ka premtuar vazhdimësi në mbështjejn e shtetit të Kosovës.

Erdogan ka shkruar se pret që marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Turqisë  të zhvillohen edhe më tej.

Në po këtë letër urimi, Erdogan i ka shprehur ngushëllime Hotit për vdekjen e qytetarëve kosovarë nga pandemia COVID-19.