Silhouettes of soldiers on lookout in a sunset landscape

Presidenti Biden: Lufta në Ukrainë do të jetë e gjatë

Ukraina ka vendosur synimin e saj për ta çliruar të gjithë territorin e pushtuar nga forcat pushtuese ruse, pasi i ka kthyer ato në një kundërofensivë të shpejtë në verilindje. Në një fjalim të mbrëmjes, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha se rreth 8,000 km katrorë janë çliruar deri më tani, me sa duket të gjitha në rajonin verilindor të Kharkivit. “Masat e stabilizimit” janë përfunduar në rreth gjysmën e atij territori, tha Zelenskiy, “dhe në një zonë të çliruar të përmasave të njëjta, masat stabilizuese janë ende në vazhdim”.

Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar tha se 150,000 banorë janë çliruar nga sundimi rus në zonën e Balakliia, një qendër shumë e rëndësishme e furnizimit ushtarak të marrë nën kontroll nga forcat ukrainase në fund të javës së kaluar.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë ta shpallin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në “ditët e ardhshme”. Forcat ruse i kanë braktisur pozicionet mbrojtëse, veçanërisht në dhe rreth Kharkivit, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, tha një zëdhënës i SHBA.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte e vështirë të thuhet nëse Ukraina ka arritur një pikë kthese në luftën gjashtëmujore. I pyetur për situatën të martën, ai ka deklaruar se “është e qartë se ukrainasit kanë bërë përparim të rëndësishëm mirëpo mendoj se lufta atje do të marrë ende kohë”.

Ndërkohë Ukraina feston fitimet e jashtëzakonshme që ka bërë ushtria e saj në kundërsulmin e saj dramatik, zyrtarët mbeten stoikë në lidhje me sfidat përpara në territorin e ripopulluar rishtazi. Lesia Vasylenko, anëtare e parlamentit ukrainas, foli për zbulimin e trupave me koka të prera në radhët e ushtrisë ukrainase, jashtëqitjeve njerëzore kudo, plaçkitjeve të përhapura dhe adoleshentëve të terrorizuar, të cilët janë ende shumë të frikësuar për të lënë bodrumet e tyre. 

Zyrtarët ukrainas thanë se kanë gjetur një dhomë torture të ngritur nga ushtria ruse në qytetin Balakliia tani të çliruar. Serhiy Bolvinov, shefi i departamentit të hetimit të policisë kombëtare të rajonit të Kharkiv, tha se 40 persona janë arrestuar gjatë okupimit.

Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 për t’u përpjekur të ndikojë tek politikanët dhe zyrtarët e tjerë në më shumë se dy duzina vendesh, sipas kabllogrameve të deklasifikuara të lëshuara nga SHBA. Antony Blinken, sekretari i shtetit i SHBA-së, ka thënë se është i shqetësuar se Rusia mund të përpiqet të nxisë trazira në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në mënyrë që të shpërqendrohet nga Ukraina. Ai shtoi se Rusia gjithashtu mund ta përdorë ndikimin e saj në rajon për të ndihmuar në “qetësimin e gjakrave”./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala