Policia tregon si po e trajtojnë kërcënimin ndaj prokurores Drita Hajdari

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se prokurorja  Drita Hajdari ka raportuar një  kërcënim ndaj saj.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, prokurorja Hajdari është intervistuar dhe se ky rast do të trajtohet.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Prokurorja Drita Hajdari e ka konfirmuar për KALLXO.com se është duke dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës për disa kërcënime që thotë se i ka marrë.

Hajdari ka qenë prokurorja e rastit ‘Pronto’, ku të gjithë të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm nga ana e Gjjykatës Themelore në Prishtinë.

Të premtën, emisioni Drejtësia në Kosovë publikoi intervistën ekskluzive të prokurores Hajdari ku u rrëfye e gjithë historia e rastit ‘Pronto’ dhe aktakuzës së Prokurorisë.

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’